Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, së bashku me përfaqësuesin e organizatës “Football for Peace”, Jay Jadeja dhe prefektin e Durrësit, Emiljan Jani, ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë përmbyllëse të projektit pilot “Futbolli për Paqen” zhvilluar në qytetin bregdetar. Gjatë cermonisë u shpërndanë edhe certifikata për 50 pjesëmarrësit, të cilët ishin vajza dhe djem të moshave 15-17 vjeç.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Sako shprehet se gjatë këtij programi, të rinjtë e Durrësit kanë zhvilluar seminare edukativë si dhe seanca stërvitore futbolli me trajnerë të kualifikuar.

Postimi i plotë:

Së bashku me përfaqësuesin e organizatës “Football for Peace”, Jay Jadeja dhe prefektin e Durrësit, Emiljan Jani në ceremoninë përmbyllëse të projektit pilot “Futbolli për Paqen” zhvilluar në Durrës.

Në këtë ceremoni morën çertifikatat përkatëse 50 pjesëmarrësit në këtë program që ishin vajza e djem të moshave 15 – 17 vjeç.

Gjatë këtij programi, të rinjtë e Durrësit kanë zhvilluar seminare edukativë si dhe seanca stërvitore futbolli me trajnerë të kualifikuar.

Qëllimi i këtij projekti ishte edukimi i të rinjve me punën në ekip, zhvillimi i aftësive dhe niveleve të vetëbesimit që i mbështet ata të përfshihen në grupe, të reduktojnë vetminë dhe të mundësojnë ndjenjën e përkatësisë si dhe krijimi i marrëdhënieve më të forta midis njerëzve me prejardhje të ndryshme në të gjithë komunitetin.