Djemtë dhe vajzat e Ishmit festuan sonte një ndër netët më të bukura dhe të veçanta të jetës së tyre, Mbrëmjen e Maturës.
Teksa një rrugëtim me sfida i pret përpara, mbështetja ndaj maturantëve është shpresë ndaj mijëra ëndrrave e projekteve që ata sot kanë. Dhe pikërisht për t’i mbështetur e për t’i uruar nga afër sa më shumë suksese, me ta ka qenë sonte deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja.
Prezenca e deputetit në këtë mbrëmje drejt një të ardhmeje të panjohur por plot shpresë, u jep atyre forcë për të vazhduar dhe për t’ia dalë përpara, drejt asaj që askush nuk mund ta zëvendësojë dhe ta sfidojë: e ardhmja e rinisë.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, deputeti publikon disa momente nga mbrëmja emocionuese duke iu uruar këtyre të rinjve veç suksese:
“Mbyllim së bashku kapitullin e fundit të maturantëve të Ishmit. Me një energji të jashtëzakonshme, çunat dhe gocat e Ishmit festuan mbrëmjen e maturës ku shkëlqenin të gjithë!
Një kënaqësi e veçantë për mua të isha i ftuar në këtë moment kaq të rëndësishëm të jetës së tyre. Por emocion dyfish më i madh teksa shikoj që një tjetër brez i suksesshëm po nis një rrugë të re, profesionalisht të sigurt.
Me besimin se në të ardhmen, ne do të krenohemi me secilin prej jush, uroj me gjithë zemër që të kapërceni me sukses çdo sfidë të vështirë”, shkruan deputeti.
Çyrbja është ndër të vetmit deputetë që ndodhet pranë maturantëve të zonës që ai përfaqëson, zonë e cila e besoi dhe e votoi si përfaqësues të tyre.