Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme punimet në shkollën “Eftali Koçi” si dhe të kopshtit me të njëjtin emër.
Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Sako shkruan se “puna vijon me ritme të shpejta dhe në përfundimi, 550 nxënës, 45 fëmijë si dhe stafi pedagogjik do të zhvillojnë procesin mësimor në një godinë të re me kushte dhe standarte bashkëkohore.”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur punën për rindërtimin e shkollës “Eftali Koçi” si dhe të kopshtit me të njëjtin emër.
Rindërtimi i kësaj shkolle mundësohet nga programi #EU4Schools zbatuar nga UNDP.
Puna vijon me ritme të shpejta dhe në përfundim, 550 nxënës, 45 fëmijë si dhe stafi pedagogjik do të zhvillojnë procesin mësimor në një godinë të re me kushte dhe standarte bashkëkohore.
Pranë shkollës së re, është edhe siti arkeologjik i cili do të bëhet i vizitueshëm nga qytetarët dhe turistët e shumtë që vijnë në Durrës.