Edicioni i 26 i Festivalit Ndërkombëtar “Luajmë dhe Vallëzojmë”, i cili mblodhi në Durrës fëmijë nga vendet e rajonit dhe më gjerë, krijoi një atmosferë festive për dy ditë me rradhë në sheshin “Liria”.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiakja Emiriana Sako shprehet se festivali “Luajmë dhe Vallëzojmë” solli në Durrës vlerat më të mira folkloristike të vendeve pjesëmarrëse, si pasuri e çmuar kombëtare e popujve.

Postimi i plotë:

Durrësi është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e turizmit por edhe atë të fëmijëve që vijnë nga vende të ndryshme.

Qindra fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi ,Maqedonia e Veriut Bosnje Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Ukraina, Kirgistanietj, kanë shpalosur folklorin e tyre nëpërmjet lojërave , këngëve e valleve popullore në sheshin “Liria” përpara qytetarëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë Durrësin.

Edicioni i 26 i festivalit “Luajmë dhe Vallëzojmë” solli në Durrës vlerat më të mira folkloristike të vendeve të rajonit e më gjerë si pasuri e çmuar kombëtare e popujve.