Kryetarja e bashkisë së Durrësit iu uron besimtarëve myslimanë, qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve festën e Kurban Bajramit, festën që nxit harmoninë dhe shton solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.
“Në këtë festë, e cila simbolizon sakrificën, humanizmin dhe mirësinë, uroj sa më shumë mbarësi e begati në familjet e qytetarëve të Durrësit e të gjithë Shqipërisë dhe mbizotërofë paqja, harmonia dhe uniteti.”, shkruan Sako në urimin e saj.