Është ndarë nga jeta paraditen e sotme në moshën 101-vjeçare mjeku Hilmi Deliallisi, nga shkaqe natyrale.

Lajmin e bën me dije Shoqata Durrësi Autokton në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, ku i shprehin ngushëllime të sinqerta familjarëve.

Deliallisi ka lindur në Durrës dhe ka punuar prej 50 vitesh si mjek pathollog dhe endokrinollog duke e vazhduar profesionin e tij edhe në moshën e pensionit duke pritur vizita pa shpërblim për pacientet e tij.

Postimi i plotë:

Paraditen e sotme u nda nga jeta në moshën 101 vjeçare Dr. Hilmi Deliallisi për shkaqe natyrale

Ai ka lindur në Durrës më 16 Maj 1922 dhe ka punuar prej 50 vitesh si mjek pathollog dhe endokrinollog duke e vazhduar profesionin e tij edhe në moshën e pensionit duke pritur vizita pa shpërblim për pacientet e tij.

Profesionin e ka ushtruar në disa vende të Shqipërisë në vitin 1949-1951 në qytetin e Durresit 1954 – 1957 në Pukë

1957 – 1958 në Kuç te Kurvëleshit

1959 – 1962 në Ersekë

1962 – 1990 ne Lushnjë

Ai është vlerësuar dhe me titujt “Qytetar Nderi” në qytetin e Pukes dhe Lushnjes dhe së fundmi me rastin e 100 vjetorit të tij u vlerësua me titullin e lartë “Fisnikëria e Qytetit të Durresit” nga Bashkia Durrës dhe Shoqata “Durrësi Autokton”

I shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve miqëve dhe të afërmve.