Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako njofton se po vijon puna për pastrimin e vijës bregdetare.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se nga pastrimi i bregdetit të Gjirit të Lalzit, puna po vazhdon në njësinë administrative të Ishmit.
“Durrësi është destinacioni më i madh turistik i vendit tonë dhe ne i kemi marrë të gjitha masat për të patur një sezon turistik të suksesshëm”, shkruan ndër të tjera kryebashkiakja.
Postimi i plotë:
Pastrimi i qytetit dhe i vijës bregdetare është puna jonë e përditshme.
Nga pastrimi i bregdetit të Gjirit të Lalzit në njësinë administrative të Ishmit.
Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara bëjmë të mundur që e gjithë vija bregdetare të jetë e pastër.
Durrësi është destinacioni më i madh turistik i vendit tonë dhe ne i kemi marrë të gjitha masat për të patur një sezon turistik të suksesshëm