Deputeti socialist i Durrësit Jurgis Çyrbja, këtë të martë ka ndjekur nga afër nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugës në Shkafane të Durrësit.

Bashkia e Durrësit, thotë deputeti, ka nisur punën intensivisht që rruga e Kuraten i Madh të jetë e aksesueshme sa më parë për banorët.

“Nga bisedat me miqtë e mi fantastikë në këtë zonë, ritheksova dhe njëherë se çdo premtim elektoral do të kthehet me patjetër në investim për zonën”, shkruan deputeti Çyrbja.