Brad Pitt po përgatitet për filmin e tij të ri që është frymëzuar nga Formula 1 ‘Apex’.
Ai këtë fundjavë ka qenë në Angli ku ka ndjekur nga afër garën Grand Prix në në Silverstone Circuit, në Londër, ku ka xhiruar edhe disa nga skenat e tij.
Aktori dhe producenti u shfaq publikisht me uniformën e shoferit të tij F1 së bashku me kolegun e tij Damson Idris gjatë luajtjes së himnit kombëtar të Britanisë së Madhe. Pitt përshëndeti shumë njerëz në fushë dhe, natyrisht, filloi një bisedë me pilotët profesionistë të F1.
Filmi i ri në të cilin aktori do të luajë, është një bashkëprodhim i Apple TV me F1 dhe, megjithëse nuk e dimë ende titullin, bëhet fjalë për një ish-atlet që kthehet në pistë për të ndihmuar një të ri. Projekti po drejtohet nga Joseph Kosinski dhe është prodhuar nga Jerry Bruckheimer, dyshja që punoi në hitin e Hollivudit të vitit 2022, Top Gun: Maverick. Vlen të theksohet se zgjedhja e Pitt nuk është bërë rastësisht, pasi ai vetë është adhurues i sportit. Filmi është bashkëprodhuar nga ylli i F1, Lewis Hamilton.
Më poshtë mund të shihni fotot e para të Pitt me uniformën e pilotit.