Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka udhëtuar për në Gjermani në një vizitë dy ditore në Nuremberg, me ftesën e Partisë Socialdemokrate gjermane dhe fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se është takuar me “Kryetarin e Bashkisë së Schwabach, Peter Reis e më pas vijuam me takimin me drejtoren ekzekutive të House of Encounters Rezarta Reimann, një grua shqiptare e suksesshme, anëtare e këshillit bashkiak të Schwabach”.
Postimi i plotë:
Me ftesë të SPD gjermane, fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana, së bashku me deputetet Etilda Gjonaj, Antoneta Dhima, Pranvera Resulaj, Desantila Tahiraj gjatë një vizite dy ditore në Nuremberg.
Zhvilluam një takim të veçantë me Kryetarin e Bashkisë së Schwabach, Peter Reis e më pas vijuam me takimin me drejtoren ekzekutive të House of Encounters Rezarta Reimann, një grua shqiptare e suksesshme, anëtare e këshillit bashkiak të Schwabach me të cilën diskutuam për fuqizimin e grave në politikë dhe në vendimmarrje si dhe Drejtësinë Gjinore në një Evropë të Bashkuar.