Pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak Durrës, ditën e nesërme më 13 korrik ora 13:00 do të mbahet mbledhja e radhës.
Në rend dite janë tri pika, ku pikë së pari pritet t’i jepet mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak dy këshilltarëve që munguan në mbledhjen e parë: Alketa Ngjeci nga PS dhe Sami Osmani nga PD.
Dy pikat e tjera janë si më poshtë:
| **** | MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES |
| Pika 1. Dhënie Mandatesh | MBI DHËNIEN E MANDATIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT BASHKIAK ZJ.ALKETA NGJEÇI DHE Z. SAMI OSMANI |
| Pika 2. Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit | PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6 % DHE FONDI I TË ARDHURAVE TË BASHKISË DURRËS, PËR MUAJIN QERSHOR 2023 |
| Pika 3.Shqyrtim dhe miratim i Komisioneve të Këshillit | PËR MIRATIMIN E KOMISIONEVE TË PËRHERSHËM TË KËSHILLIT BASHKIAK DHE PËRBËRJEN E TYRE |





