Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të dalë para Apelit të Posaçëm më 18 korrik.
Bëhet me dije se seanca do të mbahet në orën 10.00. Kanë qenë avokatët e Dakos që kërkuan që ish-kryebashkiaku të dalë nga burgu dhe të përfitojë nga një masë më e butë sigurie.
Seanca e do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka, që do të rivlerësojë kërkesën për masë sigurie më të lehtë për Dakon.





