Me nisjen e sezonit të plazhit , në vendin tonë u shënuan dhe viktimat e para, si pasojë e mbytjes.

Problematikë ndër vite mbetet siguria e plazheve të bregdetit shqiptar dhe nëse ka mjaftueshëm vrojtues bregdetarë dhe sa të pranishëm janë ata në plazhe.

Lidhur me këtë problematikë dhe sigurinë e pushuesve ka zbritur vetë në terren deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja, i cili së bashku me Kryetarin e Njësisë Administrative të Gjirit të Lalzit Kadri Gjylin dhe specialistin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit monitoruan nga afër stacionet e plazheve, ku në fokus padyshim janë rojet bregdetare.

Sigurohemi që turistët dhe pushuesit të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme dhe kryesisht të ofrojmë siguri gjatë pushimeve të kësaj vere”, thekson deputeti Çyrbja.