Vijon puna për rehabilitimin e kuartallës në lagjen nr.15 të Durrësit.
Kryebashkiakja Emiriana Sako ka inspektuar së fundmi punimet, që pritet të përmirësojnë jetesën e rreth 1000 familjeve të zonës.
“Kjo kuartallë në zonën e Spitallës ka një sipërfaqe prej 49 hektarë dhe në sajë të këtij projekti po rehabilitohen rrugët kryesore, por edhe 42 rrugë të brendshme të kësaj kuartalle“, shkruan ndër të tjera Sako në postimin shoqërues të pamjeve filmike.
Postimi i plotë:
Gjatë inspektimit të punimeve të rehabilitimit të kuartallës
në lagjen 15 të qytetit.
Kjo kuartallë në zonën e Spitallës ka një sipërfaqe prej 49 hektarë dhe në sajë të këtij projekti po rehabilitohen rrugët kryesore por edhe ![]()
rrugë të brendshme të kësaj kuartalle.
Rikonstruksioni i këtyre akseve kryesore por edhe rrugëve dytësore përfshijnë edhe kanalizimet, trotuaret, ndriçim LED
, sinjalistika horizontale e vertikale
, gjelbërim e ambiente shlodhëse. ![]()
Rehabilitimi i këtij kuartalli i shërben rreth ![]()
![]()
![]()
familjeve të zonës dhe ashtu si ai do të rehabilitohen edhe kuartalle të tjera kryesisht në zonën e Durrësit të ri.





