Themeli i dijes në qytetin tonë, shkolla e parë e qarkut Durrës, “Rexhep Mezini” në Ishëm do të rindërtohet nga themelet, por duke ruajtur me fanatizëm vlerën historike që mbart ndër vite.

Lajmin e jep deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja, i cili ka ndjekur nga afër këtë të mërkurë fillimin e punimeve të godinës së shkollës, e cila do të rindërtohet nga e para pas amortizimit që ka pësuar me kalimin e viteve.

Çyrbja shprehet me bindje se banorët e zonës do të mund të shkollojnë fëmijët e tyre në një ambient me standarde krejtësisht evropiane.

“E ndërtuar më 5 prill 1913, për të mos u harruar kurrë në historinë e qytetit tonë, kjo shkollë do të mirëpresë denjësisht nxënësit e një komuniteti të vogël por aq të dashur.

Ndaj jemi besimplotë që do të formohen breza të mirë arsimuar në Ishmin tonë”, shprehet deputeti Çyrbja në një postim në faqen e tij në “Facebook”.