Një defekt në sistemin e ulje-ngritjes së spirancës, ka bërë që një traget të niset me 5 orë vonesë nga porti i Durrësit në drejtim të Barit.

Burime portuale bëjnë të ditur, se “GNV Azzura”, pjesë e trageteve që nga e enjtja në të diel kryejnë lundrime vajtje-ardhje brenda ditës, e ka pasur të pamundur të ngrejë spirancën e për rrjedhojë ka qëndruar për disa orë në mes të akuariumit të portit.

Sipas informacioneve të siguruara nga terminali AFTO, kjo do të ketë një efekt zinxhir, çka do të thotë se pritet të ketë vonesa dhe në nisje-mbërritjen e nesërme (dopio-korsë) nga shteti fqinj e anasjelltas.