Një apartament është përfshirë nga flakët, në një pallat afër Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.
Ndërhyrja në kohë e efektivëve të zjarrfikëses ka bërë të mundur shuarjen e flakëve brenda pak minutash.
Paraprakisht dyshohet se bombula e gazit është bërë shkak i zjarrit që përfshiu apartamentin, ku janë regjistruar vetëm dëme materiale.





