50 fëmijë të moshave 4-13 vjeç janë mbledhur të hënën në sheshin “Liria”.

Ata shpalosën talentin e tyre në një shumëllojshmëri kërcimesh, që nga latinet e zumba e deri tek kërcimet artistike me fjongo, kërcimet aerobike me shkopa dhe kërcimet klasike e Waltz.

Festivali u zhvillua në sajë të “Kid’s summer dance festival”, organizuar nga “Zumba Club” për të kontribuuar në jetën artistike të qytetit dhe argëtimin e fëmijëve në kuadër të sezonit veror.