Një operacion shpëtimi është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes nga Kapitaneria e portit të Durrësit njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Jahti “Alissa” kishte pësuar difekt në të dy motorët afër pistës Ventus dhe kishte lëshuar alarmin SOS.

Gjatë operacionit të shpëtimit të drejtuar nga Kapiteni i Portit Tauland Allka u konstatua se mjeti ishte në cektinë dhe u organizua puna për nxjerrjen e tij dhe shoqërimin drejt portit.

Njoftimi i plotë i DPD:

Kapiteneria e Portit Durrës u njoftua rreth orës 20:00 nga agjenti Ilir Gjergji për një emergjencë tek një mjet lundrues, tipi jaht.

Mjeti me emrin Alissa kishte lundruar nga Bari, Mal i zi drejt Durrësit dhe rreth 2 milje nga kanali, në koordinatat N 41°18’21” dhe E 019°26’08”, afër Pistës Ventus kishte pësuar difekt në të dy motorrat.

U njoftua QNOD dhe u sigurua nisja e mjetit të ASHD “Joni” për tek jahti.

Në bord të mjetit lundrues “Joni” u nis Kapiteni i Portit Tauland Allka dhe inspektori i kapitenerisë Mufit Karagjozi.

Rreth orës 21:30 u konstatua nga Kapiteni i Portit, se mjeti kishte rënë në cekinë, por u sigurua nxjerrja e tij dhe lidhja me cima duke e shoqeruar atë drejt portit të Durrësit. Të lënduar nuk ka patur.