Zbardhen detaje në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Tiranë, ku pas hekurave përfundoi 35-vjeçari Gert Latifi, banues në Lushnjë.
Mësohet se ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë.
I riu Latifi pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës shtetasit Reset Abazaj, 26 vjeç dhe Viliardo Abazaj, 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.
Autori raportohet se ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.
Sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t’u sqaruar.
Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike dhe më pas degradoi deri në përdorimin e thikës. Ndërkohë, arrestimi i tij u bë në një hotel në Lushnjë, ku iu gjet një sasi kokaine.