Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Erzeni bën të ditur se një futbollist i ri po bashkohet në skuadër. Klubi shijakas ka publikuar një foto nga aeroporti i Frankfurtit, aty ku edhe është futbollisti që do të mbërrijë në Tiranë pas pak orësh. “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për një mesfushor brazilian.Andrei Alba do të jetë pjesë e Erzenit, pasi është arritur akordi mes palëve dhe pritet që mesfushori të nisë përgatitjet me skuadrën e tij të re. 28-vjeçari ka një karrierë të pasur në kampionatin brazilian, aty ku ka qenë pjesë e shumë skuadrave të ndryshme. Çapokoense, Operaio, Konkordia, Sobradinjo e Gama janë disa nga skuadrat në të cilat ai ka luajtur në Brazil.
Lojtari ka një histori të veçantë. Mund të thuhet i lindur me “këmishë”, pasi braziliani ka qenë pjesë e Çapokoenses, skuadrës që u shua në aksidentin e tmerrshëm ajror. Alba do të ishte në avion me skuadrën dhe për të nuk do të flitej sot, por trajneri vendosi të mos e merrte në avionin e vdekjes. Lojtari qëndroi në shtëpi dhe nuk ishte pjesë e skuadrës që u shua në aksidentin ajror. Më 28 nëntor 2016, bota e futbollit u trondit nga një lajm i tmerrshëm. Një ekip i tërë, përveç tre lojtarëve që mbijetuan, humbi jetën pas rrëzimit të avionit që po çonte ekipin braziliantë Çapokoenses në Kolumbi për tëluajtur finalen e “Copa Sudamericana”. kundër Atletico Nacional.
Në avionin e “LaMia”, një linjë ajrore boliviane, ishin 77 persona, nga të cilët 71 humbën jetën. Përveç mbrojtësit të krahut Allan Ruschel, qendërmbrojtësi Helio Neto dhe portieri Jakson Follmann, të cilit i është prerë këmba, mbijetuan një gazetar, një stjuardesë dhe një teknik avioni. Ekipi i futbollit Erzeni nuk ndalet, duke e çuarnë tetë numrin e zyrtarizimevenë radhët e skuadrës së tyre. Sipas transferimeve të kryera,repartet duken tashmë të blinduara, më konkretisht në mbrojtje, Nehar Sadiki, Frederiko Akostae Bekim Maliqi. Në mesfushë; Amir Kahrimanoviç, Augustin Rojas, Andrei Alba. Në sulm; Redon Mihana, Rodrigo Migone. Tani mbetet për t’u parë nësedo ketë të tjera goditje konkretenga drejtuesit e klubit, apo shijakasit e mbyllin këtu merkatone tyre.





