Do të ketë ndonjë afrim, dhe ndonjë “firo”. E tillë pritet lista e kombëtares që do të shpallet këtë fillim të javës nga trajneri i kombëtares, Silvinjo. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit pohojnë se tekniku brazilian pritet të lerë jashtë Armando Brojën.

Sulmuesi i Çelsit nuk ka luajtur asnjë minutë që nga dhjetori i vitit të kaluar, në ndeshje zyrtare apo miqësore, dhe parimi i Silvinjos është që të grumbullojë vetëm ata që aktivizohen.

Gjithsesi, një yll i ri mund të bëjë debutimin, të paktën duke qenë në listë. Ky është Arbnor Muja, që është sulmues 24-vjeçar, dhe që luan në Superligën e Belgjikës me Antverpin.