Kryeministri Edi Rama vijon takimet me banorët në Spitallë të Durrësit.

Ai u ndal edhe në një banesë, ku nuk kanë munguar as batutat me disa prej banorëve, të cilët kryeministri i quajti demokratë.

Rama mori në krah edhe një fëmijë, ndërsa me humor tha: Akoma nuk ja keni mësuar atë “Rama ik”?

BISEDA MES TYRE:

Rama: Thuaj edhe atyre demokratëve që të vijë se ata duken dy orë larg që janë demokratë. Hajde mo. Ore hajde këtu mos u fshi. Ça kanë këta që fshihen? Ore hajde ulu, merri dhe ata demokratët e tjerë. U bëra 20 vite këtu unë, i njoh nga larg demokratët. Hajde mo këtu, hajde. Demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet t’i jepen kafe. Pastaj flasim.

Banori: Rama ik jua kemi thënë disa herë, por jo sot se po bën ca punë. Na ke përçarë partinë, por me ty jemi prapë. Ne jemi bërë copë-copë.

Rama: Ne do jua bëjmë gati këto gjëra, që të vijnë ata dhe ta prishin.