Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste njoftoi për një Kongres të Jashtëzakonshëm në fillim të tetorit, për ndryshimet në sekretariatin e PS-së.

Kryeministri ka propozuar për Sekretar Organizimi Ardian Çelën.

Ndërkaq ish-Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi është ngarkuar nga Rama me detyrën e Sekretares së Programit.

Ndryshimet e plota:

Sekretar Organizimi: Ardian Çela

Sekretare e Programit: Milva Ekonomi

Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca

Sekretare e Gruas: Evis Kushi

Sekretar digjital dhe i rinisë: Etjen Xhafa

Sekretare e marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko

Sekretar i çështjeve zgjedhore: Eridian Salianji