Punojmë me vendosmëri për të përmirësuar cilësinë e jetës në lagjen nr. 15.

Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale deputeti socialist i Durrësit Arkend Balla, i cili sot ka qenë në terren në lagjen nr.15 për të ndjekur nga afër punimet e investimeve për rregullimin e trajtimin e ujrave të zeza.

“Ky është një angazhim i përbashkët për të bërë lagjen 15 një vend më të sigurt dhe më të pastër për të gjithë banorët.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj. Vijojmë punën së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan deputeti Balla.