Në nisje të këtij viti të ri shkollor, deputeti i Durrësit Arkend Balla iu uron të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve një vit të mbarë e të suksesshëm!

Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen, thotë deputeti, teksa shton se: “ne jemi të përkushtuar për të ofruar mundësi të reja që fëmijët tanë të lulëzojnë dhe shkëlqejnë”.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Balla ka nga një mesazh për nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

URIMI I DEPUTETIT BALLA:

Të dashur nxënës,

Ëndërroni, punoni shumë dhe besoni në veten tuaj. Bota është plot me mundësi që presin për t’u eksploruar. 🌟

Të nderuar prindër,

Faleminderit për besimin që na keni dhënë. Përfshirja dhe mbështetja juaj janë të paçmueshme për sistemin tonë shkollor.

Mësuesit tanë të vyer,

Pasioni, përkushtimi dhe puna juaj e palodhur formojnë udhëheqësit e së nesërmes. Faleminderit për shembullin që iu jepni nxënësve duke i ushqyer me dashurinë për dijen.

Të gjithë së bashku le ta bëjmë këtë vit shkollor të suksesshëm dhe të krijojmë një të ardhme më të ndritur për komunitetin tonë. 🌈