Bashkia e Durrësit ka nënshkruar një marrëveshje për partneritet në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, shkencor, teknik dhe kulturor me qytetin Mykolaiv në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale.

Sako shkruan se “Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është nxitja e bashkëpunimit në fushën e industrisë, bujqësisë, transportit dhe tregtisë, teknologjisë së Informacionit, kërkimit shkencor, kujdesit shëndetësor, kulturën dhe artin, zhvillimin e turizmit dhe sportit, mjedisin, zhvillimi urban dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.”

Postimi i plotë:

Nënshkruam një Marrëveshje ndërmjet qytetit të Mykolaiv në Ukrainë dhe qytetit të Durrësit, për partneritet në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, shkencor, teknik dhe kulturor.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është nxitja e bashkëpunimit në fushën e industrisë, bujqësisë, transportit dhe tregtisë, teknologjisë së Informacionit, kërkimit shkencor, kujdesit shëndetësor, kulturën dhe artin, zhvillimin e turizmit dhe sportit, mjedisin, zhvillimi urban dhe forcimin e vetëqeverisjes vendore.

Në takimin online bashkëbisedova me Ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov dhe me Kryetarin e Bashkisë që qytetit Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych lidhur me situatën e luftës në Ukrainë dhe veçanërisht në qytetin e Mykolaivit. Ne qytetarët e Durrësit ashtu si i gjithë vendi ynë jemi në mbështetje të plotë të Ukrainës. Po kështu jemi gjithmonë në ndihmë të nevojave të komunitetit ukrainas që jeton në Durrës dhe do të vazhdojmë ti mbështesim dhe ti integrojmë ata plotësisht në jetën sociale dhe kulturore të qytetit.

Gjithashtu, diskutuam në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik apo shkëmbimeve tregtare në të ardhmen mes dy qyteteve tona.