Një ditë pas protestës së 65 familjeve të pallatit nr.15, pranë tregut industrial në Durrës, ka reaguar kreu i komanduar i PD-së lokale, Jonuz Myshketa.

Në një deklaratë për mediat, Myshketa e ka quajtur ulëritës, rastin e 65 familjeve që 4 vite pas tërmetit jnaë ende në pritje të nisjes së punimeve për riparimin e pallatit, por njëkohësisht ai theksoi se raste të ngjashme janë të shumta në Durrës.

“Rasti i ditës së djeshme pra i protestës së radhës të banorëve të lagjes nr.12, pallati nr 15, 11-katesh ku banojnë 65 familje është ulëritës dhe të jeni të bindur që nuk është rast sporadik.

Përveç pasigurisë, ecejakjeve, stresit të krijuar ndaj banoreve është një rast flagrant i papërgjegjshmërisë dhe abuzimit me fondet në këtë situatë”,- tha Myshketa.

Në vijim të deklaratës së tij, kreu i PD Durrës kërkoi nga organet e drejtësisë hetim për rastet e abuzimeve me fondet e tërmetit.

“Dëmi financiar i shkaktuar nga mos fillimi i punimeve duke treguar haptazi abuzimin dhe dikush duhet të përgjigjet për situaten vijon si më poshtë:

Mesatarisht bonusi i qirasë për 65 familje është 25.000 lekë x40 muaj= 65.000.000 lekë të reja

Ndihma për riparimet e brendshme DS3 65 familke x500.000= 32.500.000 lekë

Duke përbërë një total prej 97.500.000 lekë të vjetra afërsisht ose 975.000 euro.

Këto fonde u parashikuan që banoret të akomodoheshin diku tjetër ndërkohë që banesat e tyre duhet të ishin përfunduar, por në kushtet e ndodhura kur objekti 11-katësh nuk ka ende asnjë nismë për riparimet e mundshme këto para avullojnë në ajër e na japin qartë situatën e paprecedentë ku ndodhemi të gjithë”,- tha Myshketa ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Termeti i nentorit te 2019 pra 4 vite me pare eshte ende nje plage e hapur per qytetaret e Durresit.

Dua ti referohem specifikisht procesit te rinderimit te objekteve te banimit, eshte nje process kompleks dhe kete nuk mund ta mohojme, por problematikat, per shkak te Mos organizimit, papergjegjshmerise, dhe abuzimit kane sjelle nje shqetesim real, per banoret e qytetit.

Rasti i dites se djeshem pra i protestes se radhes te banoreve te lagjes 12, pallati nr 15, 11 katesh ku banojne 65 familje eshte ulerites dhe te jeni te bindur qe nuk eshte rast sporadik.

Kane kaluar pothuajse 4 vite dhe ne ate pallat nga ku banoret kane dal prej tij duke lene pas dhe teshat e trupit e te gjitha sendet te fituara me aq mund e sakrifice, pasi nuk mund te leme pa permendur qe per ne shtepia eshte jeta, nuk kane filluar ende punimet per riparimet e kerkuara ne menyre qe banoret te kthehen ne strehat e tyre te sigurte.

Pervec pasigurise, ecejakjet, stresin e krijuar ndaj banoreve eshte nje rast flagrant i papergjegjshmerise dhe abuzimit me fondet ne kete situate.

Banoret me te drejte ankohen per mos perfitimin e bonusit te qirase prej mese 7 muajsh cka i ben ata te pamundur te mbajne shtepite me qira nderkohe qe banesat e tyre jane lene ne meshire te fatit, ne dore te hajduteteve duke demtuar e vjedhur gjithshka mbetur. Situata e krijuar detyron qe ata te kerkojne te kthehen ne banesat e rrenuara ne pamundesi per tu strehuar diku tjeter, nderkohe qe nuk ka nje date fillimi punimesh mbarimi jo e jo.

Demi financiar i shkaktuar nga mos fillimi i punimeve duke treguar haptazi abuzimin dhe dikush duhet te pergjigjet per situaten vijon si me poshte:

Mesatarisht bonusi i qirase per 65 familje  eshte 25.000 leke x40 muaj= 65.000.000 leke te reja

Ndihma per riparimet e brendeshme Ds3 65 familke x500.000= 32.500.000 leke

Duke perbere nje total prej 97.500.000 leke te vjetra afersisht 975.000 euro.

Keto fonde u parashikuan qe banoret te akomodoheshin diku tjeter nderkohe qe banesat e tyre duhet te ishin perfunduar , por ne kushtet e ndodhura kur objekti 11 katesh nuk ka ende asnje nisme per riparimet e mundshme keto para avullojne ne ajer e na japin qarte situaten e paprecedente ku ndodhemi te gjithe,.

Nderkohe qe kryemnistri komunikon me vellane e madh, a duke tundur celsat si babai i kombit qe shperndan dhurata, kemi pallate ne mes te Durresit ku abuzimi eshte ne kurriz te qytetareve.

Ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak dt 27 korrik 2023 ngrita po te njejtin shqetesim ne lidhje me bonusin e qirase te munguar dhe problematikat e krijuara ndermjet qiradhenesve dhe qiramarresve duke detyruar qytetaret te futen ne banesat e tyre ende te paperfundura e pacertifikuara per sigurine e tyre.

Thirrja ime eshte per organet e drejtesise te veprojne pa asnje hezitim ne rastet abuzuese si ne rastin e sipercituar.

I bej thirrje cdo qytetari te qytetit tim, pa asnje dallim ngjyrimi politik, se Partia Demokratike eshte nje dere e hapur per cdo banor, per cdo problem, Ju garantoj se jemi dhe do jemi zeri juaj ne cdo moment ku e drejta cenohet, shkelet, abuzohet e mosperfillet duke denoncuar, asistuar me ekspertet tane e duke qene ne krahun tuaj kunder cdo abuzimi a paligjshmerie.

Qeveria 3D ne kapitullim e siper ka detyrimin ligjor ti pergjigjet kerkesave dhe te mbroje interesat e qytetareve dhe taksapaguesve , abuzimet dhe lista e gjate e zullumuve nuk eshte me pergjegjesi personale por nje fryme kolektive e tyre.