Sezoni turistik në fshatrat e Ishmit duket se s’ka të mbaruar! Dhe këtë fakt, kush mund ta demostrojë më mirë se deputeti i zonës, që e ka edhe vendin e tij të preferuar, Jurgis Çyrbja.

Deputeti socialist na tregon se është takuar këtë të premte me një grup turistësh gjermanë, të cilët e vlerësuan me pesë yje ekspieriencën tradicionale në zonë.

“Sot në “Restorant Panorama” në Ishëm, me të cilët folëm me gjuhën e përbashkët të ofertës fantastike turistike të zonës. Mes traditës, historisë, kulinarisë dhe festivalit të ngjyrave që ofron natyra, ky vit ka shënuar një numër rekord vizitorësh të huaj në destinacionet turistike të Ishmit”, thekson Çyrbja në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku ndan edhe disa momente nga takimi me gjermanët.

E në fakt, dita e deputetit nuk ka nisur me turistët e huaj në Ishëm, por me peshkatarët e zonës, ku ka prekur edhe ai nga afër momente gjatë procesit të peshkimit, si një eksperiencë të veçantë mes natyrës, traditës dhe mikpritjes vendase.

“Kepi Rodonit – Peshkimi si një pjesë e rëndësishme e historisë së zonës, por rëndësia dhe vlerat, vijojnë të jenë të theksuara dhe sot pasi produktet e freskëta i japin identitet turizmit në fshatrat e bukur të Ishmit”, tregon deputeti Jurgis Çyrbja duke ndarë edhe eksperienën e tij.