Deputeti socialist Arkend Balla ka një urim për studentët dhe stafin akademik në nisje të vitit të ri akademik.

“Një arsim cilësor është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe kontributi më i madh që mund të japim për vendin dhe shoqërinë”, shprehet Balla teksa jep më tej edhe urimet e tij:

“Urimet më të përzemërta për një vit akademik të suksesshëm dhe frymëzues për studentët dhe stafin akademik të universiteteve tona.

Një urim të veçantë për studentët që ulen për herë të parë në auditore. Qoftë ky rrugëtim juaji plot njohuri të reja dhe arritje.

Suksese!”, përfundon Balla statusin e tij në Facebook.