Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, teksa ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në një komunikim të shkurtër për gazetarët. I pyetur në lidhje me vendimin e Kryesisë, për përjashtimin nga PD të Gazment Bardhit, Berisha tha se nuk ka asnjë vlerë.

Berisha hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës, se është i marrë peng nga qeveria dhe se lexon vetëm fletushkat që sipas tij i jep Taulant Balla.

Berisha: Lulzim Brava nuk bën gje tjetër, vetëm lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës . Nuk ka asnjë vlerë, është i keqpërdorur por që gradualisht gjerat po kthjellohen rreth një personi, është i marrë peng nga kjo qeveri.

Më herët Berisha ka komentuar përjashtimin e deputetëve të Opozitës për 10 ditë nga Kuvendi. Berisha tha se qeveria po bën gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës.

Berisha: Absurde, të pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, të përjashtimit të disa deputetëve nga Edi Rama, sepse ua kam thënë dhe ua them prap, ky është Linda e Parlamentit, është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin, tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës. U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës.