Aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve e shtesave pa leje ka vijuar ditën e sotme në periferinë lindore të Tiranës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar pamjet e ndërhyrjeve në ndërtesat pa leje.

Balla shkruan në rrjete sociale, se aksioni kundër paligjshmërisë nuk do t’i shpëtojë askush.

Ai thekson se kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka tolerancë për askënd.

“Vijon aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve, shtesave pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka tolerancë për askënd dhe ne do të rrisim vigjilencën e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Të gjitha katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike”, shkruan Balla.