Grupi Parlamentar i PD-së ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike.

Në kërkesën e firmosur nga 35 deputetët e PD-së, theksohet se parlamenti duhet të kryejë hetime mbi veprimet institucionale të zyrtarëve që kanë marrë vendime edhe pse kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesi.

Kjo është kërkesa e tretë e grupit parlamentar të PD-së për ngritjen e komisionit hetimor, dy prej të cilëve janë rrëzuar nga mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve.

Bëhet fjalë për kërkesat e ngritjes së komisionit hetimor për daljen e të dhënave nga sistemi TIMS si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.