Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se i vetmi që nuk u gëzua në stadium pas fitores së Shqipërisë përballë Çekisë ishte kryeministri Rama.

Sipas tij, Rama nxinte sterrë kur pa banderolat si përçarës i kombit.

“Edi Rama dje nxinte sterr. Ju jeni dëshmitarë si rrinte si në gjemba dhe si tiran nuk duartrokiste njëherë ekipin. Shikonte ato “përçarësi i kombit”. Se ç’ndodhi pastaj mes tij dhe Dukës investigojeni. Ajo ishte përgjigjja më e merituar që i dhanë një përçarësi. Edhe ditën e ndeshjes, në prag të Samitit të Berlinit shfrytëzoi Parlamentin për një fjalim copro lalik kundër udhëheqjes politike të Kosovës dhe si vëllai i Vuçiç, apo Pashiq shqipfolës. Këto janë momente që lartësojnë”, tha Berisha.