Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë e para ndër liderët evropianë, që do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë sot rreth orës 15:30 Presidenten e KE, Ursula von der Leyen.

Takimi do të mbahet në ambientet e Presidencës.