Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 79-vjetorin e tij të lindjes. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ai thotë se sot nis një tjetër vit në “vjeshtën e bukur të jetës së tij”, ndërsa i shpreh mirënjohje bashkëshortes së tij dhe fëmijëve për sakrificat që kanë bërë për të.
“Sot 79 vjeç! Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj.
Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim”, shprehet Berisha.