Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku do të marrë pjesë ditën e nesërme në Samitin e BE që do të zhvillohet në vendin tonë.

Pas mbërritjes në Tiranë, Von der Leyen ëhstë pritur në presidenë nga preu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 17:30.

Kujtojmë se presidentja e Ursula von der Leyen është pritur sot në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali, dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.

Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.