Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri ku do të mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Punimet e samitit do të zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.