Kreu i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya SinWar ka dhënë isnjale pozitive duke thënë se është gati për shkëmbimin e pengjeve në këmbim të të gjithë të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.
“Ne jemi gati për lirimin e të gjithë të burgosurve në burgjet e armikut sionist, në këmbim të pengjeve në duart e rezistencës”, tha ai në një deklaratë.
Lufta Izrael-Palestinë (përditësimi i fundit)
Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës. Më shumë se 8000 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 6,546 palestinezë dhe 1,400 izraelitë. 2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe lëndë djegëse, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara kohët e fundit në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.