Në kuadër të Kongresit të Jashtëzakonshëm të 4 nëntorit, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi i shoqëruar nga sekretarët Evis Kushi dhe Eduart Ndreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Qarkun Durrës.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako shkruan në një postim në rrjetet sociale se në takim ku ishte i pranishëm edhe Drejtuesi Politik i Qarkur, Ardian Çela, u diskutua mbi platformën e veprimit që do paraqitet në kongres me qëllim fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel.

Postimi i plotë:

Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, Drejtuesin Politik të Qarkut, Adrian Çela dhe Sekretarët Evis Kushi e Eduard Ndreca zhvilluam një takim me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Durrës.

Bashkëbiseduam mbi platformën e veprimit që do paraqitet në Kongresin e jashtëzakonshëm në 4 nëntor me qëllim fuqizimin organizativ dhe elektoral të strukturave të partisë në çdo nivel.