Kryetari i grupit të këshilltarëve të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Dritan Burgija, ka reaguar lidhur me pikën shtesë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak Durrës, ku kërkohet rritja e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve.
“DORA E SHTETIT HYN EDHE MË THELLË NË XHEPAT TUAJ NGA SOT! 2mijë lekë më shumë do paguajë çdo familje durrsake në faturën mujore të ujit. 3mijë e 300 lekë më shumë çdo biznes. Justifikimi është se do të përmirësohet cilësia e ujit nga UKD. ÇFARË KA BËRË DERI SOT UKD?“-, shkruan Burgija në rrjete sociale.
Rritjen e tarifave për qytetarët dhe bizneset e Durrësit, Burgija e cilëson “gjobëvënie me ligj”.
“Edhe sa do i paguajnë shqiptarët shtetit për institucionet më të korruptuara? Kjo është thjeshtë dhe qartë GJOBVËNIE me ligj, në shtetin më të korruptuar në Europë. NXITIM I MADH PËR TA VENDOSUR NË REND DITE PËR KËTË JAVË, MIRATIM KËTË JAVË, VJEDHJE KËTË JAVË.“,- shkruhet në postim.
Postimi i plotë:
DORA E SHTETIT HYN EDHE MË THELLË NË XHEPAT TUAJ NGA SOT!
2mijë lekë më shumë do paguajë çdo familje durrësake në faturën mujore të ujit.
3mijë e 300 lekë më shumë çdo biznes
Justifikimi është se do të përmirësohet cilësia e ujit nga UKD. ÇFARË KA BËRË DERI SOT UKD?
Edhe sa do i paguajnë shqiptarët shtetit për institucionet më të korruptuara?
Kjo është thjeshtë dhe qartë GJOBVËNIE me ligj, në shtetin më të korruptuar në Europë.
NXITIM I MADH PËR TA VENDOSUR NË REND DITE PËR KËTË JAVË, MIRATIM KËTË JAVË, VJEDHJE KËTË JAVË.