Një 23-vjeçare braziliane ka filmuar momentin kur është qëlluar për vdekje nga i dashuri i saj.

Pamjet tregojnë momentin kur 27-vjeçari Diego Fonseca, duke qëndruar pranë një dritareje i drejton armën Ielly Alves në një rezidencë në qytetin qendror të Jataí të shtunën.

“Hajde zemër, bëje”, dëgjohet e reja duke thënë. Ai tërhoqi këmbëzën dhe 23-vjeçarja ra në dysheme përpara se regjistrimi të përfundonte.

Ielly Alves u dërgua nga i dashuri me urgjencë në spital por nuk arriti që të mbijetonte. Ndërsa Fonseca tha për policinë se dy persona iu afruan me një motoçikletë dhe se njëri prej tyre qëlloi dy të shtëna, duke goditur Alves.

Por kur efektivët vunë re deklaratat e tij kontradiktore e dërguan në komisariat, dhe pasi kontrolluan telefonin e viktimës gjetën videon shokuese.