58 miss-e nga e gjithë bota “pushtuan” mëngjesin e sotëm bashkinë e Durrësit.
Vajzat pjesëmarrëse në edicionin XX të konkursit të bukurisë “Miss Globe 2023” zhvilluan një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako.
Sako shkruan në një status në rrjetet sociale se ky aktivitet është një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë botërore, si dhe i ka ftuar vajzat të njihen nga afër me atraksionet dhe vlerat e jashtëzakonshme të qytetit të Durrësit.
Në këtë përvjetor të këtij konkursi ndërkombëtar bukurie, Durrësi do të jetë qyteti pritës i eventit, ashtu siç ishte dhe dy dekada më parë, kur u mbajt edicioni i parë i tij.
Finalja e “Miss Globe 2023” do të mbahet më 17 nëntor, në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.
Edicionin e kaluar, kurorën e bukurisë e mori miss-i Anabel Pajano, nga Republika Domenikane, ndërsa për të mësuar bukuroshen fituese të këtij viti do na duhet të presim edhe disa ditë.