Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje ka hedhur në erë major ukrainas, i cili ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kreut të forcave të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

Granata ishte vendosur brenda një kutie kartoni ku ishte një shishe uiski.

Shishja ishte së bashku me gotat në formën e një granate dhe shpërthimi ndodhi kur oficeri 39-vjeçar hapi çantën.

Një burim tha se kolegu që dyshohet se i ka dhënë dhuaratën i ka thënë se “e kam të vështirë të të befasoj, ndaj po të jap granata dhe një shishe uiski të mirë”.

Përveç granatës që shkaktoi vdekjen e majorit ukrainas dhe plagosjen e djalit të tij 13-vjeçar , në banesë u gjetën edhe pesë granata të tjera siç tregohet në foto.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klymenko, tha se kolegu që i dha dhuratën fatale oficerit 39-vjeçar ishte kolonel.