Ministrja e Transportit e Afrikës së Jugut, tregoi sot se kishte rënë pre e grabitjes nga një bandë e armatosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Johanesburgut kur një bandë ndaloi makinën e saj dhe imobilizoi truprojat.

Ministrja Sindisiëe Chikunga ishte në një rrugë kryesore në periferi të kryeqytetit financiar. Makina e saj ndaloi papritur, pasi disa persona kishin hedhur qëllimisht gozhdë në rrugë. “Makina u bllokua dhe kriminelët arritën të vidhnin sende me vlerë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Truprojat e saj dolën nga automjeti për të ndërruar gomat kur u shfaqën papritur tre persona të armatosur “të veshur mirë”, me fytyrë të mbuluar. “Ata hapën derën më vunë një armë në kokë dhe më urdhëruan të dilja,” tha ministrja, duke përshkruar “përvojën e saj traumatike”.

Autorët kërkuan para, por ajo kishte mbi vete vetëm një shumë të barabartë me rreth 10 euro. Kështu i vodhën laptopin dhe celularin. Sipas njoftimit të policisë, grabitësit kanë marrë armët e truprojave dhe sende të tjera personale. Autoritetet po hetojnë një grabitje të armatosur.