Nga Myzejen Konduri

Dje në lajme, Kryeministri Edi Rama, vlerësoi dhe evidentoi një nga Kryetarët e Suksesshëm, që me Punën, Qëndrimet ndaj qytetarëve dhe Procesit të Rindërtimit të banesave & objekteve nga tërmeti shkatërrues, rezultoi optimal në të gjithë treguesit e punës.

Buzëqeshja e Kryetarit te Bashkisë së Shijakut, z.Elton Arbana dhe përshëndetja me dorë në zemër, Simbol i Fuqishëm i Mirënjohjes dhe i Përgjegjësisë, ishte shembulli më i bukur i etikës së një Lideri.

Ai si pak Drejtues të Rinj, nëpërmjet gjuhës së dialogut me gjithkënd që troket ne zyrën e tij, pa ngjyrime partiake, i pret, pa injoruar edhe një kërkesë a shqetësim të thjeshtë. Bazuar në mundësitë e kompetencat që ka, i ndihmon pa u kursyer në zgjidhje.

Duke qenë në Fronin e Liderit, Elton Arbana, jo vetëm si njeri i veshur me pushtet, por si bir i këtij qyteti, gjatë Pandemisë, pa marrë parasysh rrezikun e infeksionit, iu gjend pranë banorëve të qytetit e fshatrave përreth, duke formatuar imazhin e tij si lider e duke vulosur suksesin e merituar.

Kontributi si Kryetar Bashkie qe rezonues në mbështetjen e të dëmtuarve nga tërmeti, me organizimin perfekt krahas Qeverisë. Ky profesionalizëm e menaxhim, bëri që rindërtimi i banesave e objekteve të dëmtuara, të skalisë në memorien qytetare & kombëtare, lartësimin e këtij drejtuesi, pa limite suksesi.

Jo rrallë e kemi parë nëpër lajme, në kohën e situatave të ngarkuara me stres, po si bir i këtij qyteti të vogël dhe si i pari qytetar, me guxim e vizion, i kaloi vështirësitë.

Ashtu i përmbajtur, ” babaxhan” me këshillat e ndjeshmërinë për zgjidhjen e problemeve, figura e Elton Arbanës është rritur si Kryetar Bashkie në sytë e votuesve.

Që në bankat e shkollës e më pas në studimet jashtë vendit me rezultatet e shkëlqyera, zgjodhi të kthehej në vendlindje.

Kontributi i tij spikati ditë pas dite. Krijimi i një familjeje të bukur me bashkëshorten një zonjë që i qëndron në krah dhe e mbështet fuqishëm me 5 fëmijët e mrekullueshëm e lartësuan, duke fituar në zgjedhjet e këtij viti, me përqindjen më të lartë në nivel kombëtar të votuesve për të.

Ky kryebashkiak i ri, duhet të jetë etalon për disa drejtues që delirojnë, po të jenë brenda etikës e politesës me njerëzit.

Bashkia është një institucion ku si askund, është i dukshëm funksionimi i një shteti për mirëqenien e banorëve.

Sigurisht që dhe në Bashkinë e Shijakut, ka ende punë për t’u bërë si një qytet i së ardhmes dhe mirëqenies së banorëve…

E bindur them se arritjet e z.Elton Arbana si Lider i Bashkisë së Shijakut, nuk janë rastësi.

Ai nuk ra pre e delirancës së postit. I përgjegjshëm për detyrën e besuar, ai punon me koherencë dhe me vizion, për të lënë gjurmën e tij, në vendëlindje.

Shembulli Elton Arbanës, simbol suksesi, meriton nderimin.

-Komentet në këtë shkrim janë pikëpamje personale e autores Myzejen Konduri