Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka qenë e pranishme ditën e sotme në kongresin e Partisë Socialiste.
Sako shkruan në rrjetet sociale se gjatë fjalës së saj në kongres, ka prezantuar investimet dhe transformimin e qytetit të Durrësit drejt një qyteti turistik evropian.
Postimi i plotë:
Në kongresin e Partisë Socialiste te Shqipërisë.
Në fjalën time prezantova punën dhe investimet që kemi bërë deri tani në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Po kështu e vura theksin tek transformimi i Durrësit drejt një qyteti turistik evropian në sajë të mbështetjes së fuqishme të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama me projektet madhore infrastrukturore strategjike.