Këto janë pamjet që vijnë nga punimet që po vijojnë në segmentin rrugor që lidh Ishmin me Thumanën, konkretisht në pjesën e dytë të këtij aksi.

Fotot janë publikuar në “Facebook” nga deputeti Jurgis Çyrbja, i cili po ndjek ecurinë e punimeve dhe një ditë më parë bëri me dije se përfundoi pjesa e parë në atë që e cilëson si një nga investimet më të rëndësishme për rivitalizimin e periferisë së Durrësit.

Çyrbja shkruan: “Ditë e ftohtë dimri, por puna në pjesën e dytë të aksit që lidh Ishmin me Thumanën vijon me ritme të shpejta.

Me përkushtimin e palëkundur për të përmbushur të gjitha premtimet që e çojnë vetëm përpara zhvilimin e periferisë së Durrësit”.

Lexo më shumë edhe lajmin 👇🏻: