Në vigjilje të festës së Krishtlindjes, at Bernard Caruana, Vikar i pёrgjithshёm nё Kishёn dioqezane Tiranё-Durrёs ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për të gjithë besimtarët katolikë.
Në urimin e tij, at Caruana vë theksin në rëndësinë që merr në këtë ditë dhe jo vetëm të qënit bujar me të tjerët.
Vetëm kështu ne do mund të ripërtërijmë në çdo ditë të vitit mesazhin e Krishtlindjes për të qenë solidarë me të gjithë.
“Lindja e Jezu Krishtit na kujton sa bujar është zoti me ne. Pavarësisht se është zot i gjithëpushtetshëm, ai bëhet një gjë e vetme me ne, bëhet njeri, pa cënuar natyrën e tij hyjnore.
Une mendoj që qyteti ynë, Durrësi, ka nevojë që të rizbulojë edhe njëherë vlerën e bukur të bujarisë. Duke qenë bujar me njeri-tjetrin ne ripërtërijmë misterin e Krishtlindjes, lindjen e Jezu Krishtit. Nëse para 2000 vitesh jezusi ëhstë bërë njeri nëpërmjet një familjeje të thjeshtë siç ishin Maria dhe Jozefi, sot ai lind edhe njëherë nëpërmjet meje dhe nëpërmjet teje, çdo herë që tregohemi bujarë ndaj njeri tjetrit dhe nevojave të ndryshme që vetë jeta na ofron. Ju uroj Gëzuar Krishtlindjen, dashtë zoti që të keni gjithnjë paqe dhe bekime në familjet tuaja. Gëzuar!”,- thotë vikar Caruana.





