Këtë të premte bashkia Durrës ka organizuar në hollin e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” një koktejl për punonjësit e saj me rastin e festës së fundvitit.

Të gjithë së bashku do të vijojmë të punojmë me përkushtim për të bërë detyrën tonë në përmbushje të misionit për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve dhe qytetit tonë”, shkruan ndër të tjera kryebashkiakja Emiriana Sako, teksa ka ndarë disa foto.

Postimi i plotë:

Në një kokteil me rastin e festës së fundvitit me punonjësit e bashkisë.
Një falenderim i veçantë për punën e tyre për një Durrës më të mirë.

Të gjithë së bashku do të vijojmë të punojmë me përkushtim për të bërë detyrën tonë në përmbushje të misionit për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve dhe qytetit tonë.